Cavusoglu: Sa më parë të formohet Qeveria kalimtare në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Mevlut Cavusoglu deklaroi se intervenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri duhet të vazhdojë, dhe se në këtë vend sa më parë duhet të formohet një Qeveri kalimtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Cavusoglu sot qëndron në qytetin jugor turk Antalia, ndërsa gjatë vizitës u përqendrua në sulmin e djeshëm me rakaeta të SHBA-ve ndaj bazën ajrore të regjimit të Asadit në Homs.

Ai theksoi se sulmi ndaj bazës ajrore në Homs nuk duhet të thotë fundi i intervenimit të SHBA-ve në Siri. Siç tha, është e domosdoshme që të hiqet regjimi aktual në këtë vend.

“Nuk duhet të jetë në kuptimin ‘intervenuam dhe u ndaluan’. Më ideale është zgjidhja politike. Në Siri është e domosdoshme që sa më parë të formohet Qeveria kalimtare”, theksoi Cavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se shpreson që në Siri do të vendoset stabiliteti dhe paqja, si dhe vendi i tij do të luaj rol të rëndësishëm në ndërtimin përsëri të Sirisë.

“Mbarë bota ka filluar të kuptojë se çfarë në fakt donim të thonim përmes këmbënguljeve tona në formimin e zonave të sigurisë në Siri”, u shpreh ministri Cavusoglu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button