Rama: Dialog pa kushte. Basha përgjigjet: Negociatori po pret

Kryeministri Edi Rama avancoi sërish kërkesën për dialog me kreun e opozitës Lulzim Basha. Për herë të parë kryeministri tha se është i gatshëm të dialogojë pa kushte dhe se për këtë po priste prej 3 ditësh një përgjigje nga Basha, transmeton Top Channel.

“Gjejmë zgjidhje, votojmë vettingun dhe shkojmë në zgjedhje”, shkroi Rama në Facebook, ku ftoi Bashën të mos ketë frikë.

Përgjigja ishte gati e menjëhershme dhe nuk ndryshonte nga kushti dhe dyshimi i shfaqur më parë prej Bashës, se kryeministri kërkon show dhe jo zgjidhje.

“Kemi 36 orë që i kemi vënë në dispozicion negociatorin tonë dhe do ta ketë në dispozicion nëse me të vërtetë do dialog. Dialog për zgjidhjen e krizës politike përmes formimit të një qeverie teknike”, deklaroi Basha.

Kjo këkresë e opozitës u përkrah edhe nga deputeti austriak Michael Hammer, që kryeson grupin e miqësisë Shqipëri-Austri.

“Në këtë moment, besimi për qeverinë aktuale nuk është i madh, ndaj është momenti të gjejmë një alternativë tjetër për zgjedhje të lira. E vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike”, tha Hammer.

Por në pamundësi të nisjes së dialogut, dy drejtuesit politikë nisën batutat. “Ka thënë se dëshiron të vijë në cadër. Unë them t’ia lëmë një shteg. Të vijë në çadër pasi të ketë firmosur dorëheqjen”, u shpreh Basha nga çadra.

Nga ana e tij Rama, që nuk ka ndërmend të japë dorëhqjen, zgjodhi një banor të Cakranit për t’ia bërë ftesën Bashës edhe më origjinale.

“Thuaji si demokrat, ‘të lutëm kryetar, takoju, bisedoni bashkë se ja, ky po më prek dhe nuk po më ndodh gjë’. Atë s’e prek farë unë me dorë”, tha Rama në një takim me qytetarët.

Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një mesazh që identifikonte banorin e Cakranit si babain e trafikantit dhe kultivuesit më të madh të hashashit në Cakran. Sipas Bashës, Edi Rama po sillet njësoj si Ramiz Alia në ditët e fundit të regjimit, por vullnetarët e Enverit i ka zëvendësuar me vullnetarët e hashashit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button