Bota arabe ngeli e heshtur ndaj masakrës në Siri

Bota arabe dhe komuniteti ndërkombëtar ka ngelur i heshtur ndaj përdorimit të armëve kimike në Han Shejhun në Idlib, ka thënë Salman al-Aude, i njohur si një ligjërues në botën arabe dhe islame.

Dijetari nga Arabia Saudite, Selman el-Aude, duke folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me sulmin që u ndërmor të martën, në të cilin u vranë rreth 100 civilë, përfshirë dhjetëra fëmijë, tha se bota arabe dhe komuniteti ndërkombëtar ngelën të heshtur ndaj këtij sulmi në Idlib.

“Sulme të ngjashme dhe më të këqija nga i kaluari disa herë janë përsëritur në vitet e fundit në Siri. Kombet e Bashkuara, bota arabe dhe vendet e tjera kanë qenë vetëm spektatorë. Disa ngelën të kënaqur vetëm duke shprehur mesazhe solidarizimi”, thotë el-Aude.

Megjithatë, sipas tij, arabët në rrjetet sociale dhe në disa situata kanë kritikuar sulmet, por politikanët dhe figurat e shquara të opinionit kanë ngelur të heshtur.

“Të heshtësh ndaj masakrës në Idlib do të thotë të jesh partner në këtë masakër. Ai që hesht para padrejtësisë është djall pa gjuhë. Politikanët arabë, shkrimtarët, emrat e shquar të opinionit duhet të dalin me zë të lartë kundër masakrës në Idlib dhe duhet mundësuar që këto reagime të ngelin të freskëta,” vlerëson El-Aude.

Ai theksoi se reagimet duhet të vazhdojnë për periudha më të gjata kohore në mënyrë që të gjithë të dinë se Irani dhe Rusia i mbështesin këto masakra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button