“Fokus”: Kunati i Ivanovit i ka marrë 300.000 euro nga shteti në mënyrë të paligjshme?

Sasho Tonevski, vëllai i bashkëshortes së presidentit Gjorge Ivanov, Maja, me ndërmarrjen e tij “Delfino Medikal” ka arritur që të merr dëmshpërblim prej shtetit rreth 19 milionë denarë ose 300.000 euro, për shkak të ndalimit të marrëveshjes së dyshuar me Fondin për Shëndetësi për furnizim të pajisjeve dhe materialeve, për të cilat ish drejtori Rubinço Zarevski u dënua me 2 vjet burg me kusht, shkruan “Fokus”, njofton Portalb.mk.

“Gjykata ka sjell vendim për dëmtim për Tonevskin, edhe pse një pjesë nga materialet mjekësore që i kanë ngelur në aksione, “Delfino Medikal” i ka shitur “Panovskit”, por atë vëllai i bashkëshortes së presidentit nuk e ka paraqitur në Gjykatë, dhe kështu ka paguar dy herë. “Panovski” ka ngritur padi penale për mashtrim kundër Tonevskit, por çështja është se procesi gjyqësor a do të fillojë dhe si do të zhvillohet nëse dihet se Filimena Manevska, bashkëshortja e ish ministrit të Drejtësisë, Mihajllo është mjaft e afërt me presidentit Ivanov, ende ka instalacione në gjyqësorin “Swarovski”, shkruan “Fokus”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button