Kosova, Kroacia dhe Bosnja duhet sa më shpejtë ta denoncojnë Serbinë për gjenocid së bashku

Duke qenë dëshmitar për synimet që të arrihen marrëveshje për paqe, siguri e të tjera ndërmjet Kosoves dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ndërkombetarëve, si duket deri më tani Serbia si shtet me institucionet e saja ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet e arritura me Kosoven. Jemi në dijeni që Serbia si një vend me aspirata të njejta si Kosova, pra, synon të bëhet pjesë e OKB, BE dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Nëse ndalemi vetëm tek pavarësia e Kosovës, Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosoven si shtet të pavarur mirëpo edhe ne kushtetutën e saj nuk e ka hequr Kosoven akoma mirëpo e konsideron si pjesë e saj. Edhe pse është e komplikuar çështja e arritjes së marrëveshjeve mes Kosoves dhe Serbisë në çështjet e së drejtës ndërkombetare, Serbia qëllimisht I shkel marrëveshjet dhe maltreton me Kosovarët në vazhdimësi duke filluar me levizjen e lirë, rrespektimin e fqinjësisë dhe mos ndërhyrjen në sovranitetin e njëra tjetrës, reparacionet e luftës në kuadër të ligjit ndërkombëtar, ndërhyrjen kundër njohjeve ndaj Kosovës e shumë marrëveshje të tjera nuk ka pasur reciprocitet. Pra Kosova në vazhdimësi ka qenë e vetme për rezultate positive në gjithë rrugëtimin për normalizim të marëdhënieve me Serbine.

Poashtu në bazë të deklaratave të vazhdueshme dhe veprimtarive të krerëve të Serbisë, Kosova po pengohet në vazhdimësi në proceset ndërkombetare. Të gjitha këto veprime dashakeqe të qëllimshme janë të njohura poashtu nga ndërkombetarët miq apo armiq të Kosoves. Nga këto vazhdimësi dështimesh Kosova si shtet e ka mundësine e vetme ta akuzoj Serbinë për gjenocid sëbashku me Kroacine dhe Bosnjën në mënyrë që të ndrrohen pozicionet politike. Kjo akuzë duhet të përmbledhë tri pika kryesore:

  1. Letrat nga burgu si argument ndaj vrasjeve dhe burgosjeve të intelektualëve dhe njerëzve të cilët kundërshtuan në vazhdimësi padrejtësitë, pra mënyra se si janë trajtuar në burgjet e Serbisë dhe mënyra si komunikuan me familjarët duke u mohuar të drejtat bazike njerëzore dhe përshkrimet e ndryshme në këto letra.
  2. Vrasje, plagosje, zhdukje e shakterrime masive tek popullatat dhe ndjekjet disa milioneshe te popujve me qellim të spastrimit etnik në mënyrë sistematike nga Serbia.
  3. Mungesa e reciprocitetit per harmonizimin e marëdhënieve deri më sot.

Arsyeja pse Kosova, Kroacia dhe Bosnia bashkarisht duhet ta denoncojnë Serbinë për gjenocid është sepse, Kroacia dhe Bosnia tentuan veqmas të argumentojnë për gjenocid ndërsa Serbia ju kundërvua Kroacise në të njejtën mënyrë duke e akuzuar për ndjekjen, vrasjen dhe zhdukjen e serbo-kroatëve dhe si rezultat në fund të dy palet tërhoqen akuzat në mungesë të argumentimit dhe presionëve që kishin për mos lejimin e eskalimit të situates përsëri. Ndërsa Bosnja fitoj rastin që në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid si rezultat I mungesës së ndalimit të ndodhjes së gjenocidit nga autoritetet Serbe por nuk kishte argumente të mjaftueshme që Serbia kishte direkt gisht në rastin e gjenocidit duke e autorizuar masakren. Prandaj sëbashku të tri pikat e lartëpërmenduar dëshmojnë për mënyrën e njejtë sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosoves, Kroatëve dhe Boshnjakëve, për luften ndaj tyre në baza etnike. Megjithatë është e vështirë një qasje e tillë nga të tri palet përderisa ka edhe mospajtime në mes Kroatëve dhe Boshnjakëve mirëpo problemi me madhor siq verehet sot në nivel ndërkombëtar për të tri palët është Serbia dhe një nismë e tillë do të kishte rezultat pozitiv.

Nëse gjykojmë drejtë mund të shohim se Serbia është e vetëdijshme dhe fshihet me menquri karshi ç’do synimi për të zbuluar fytyrën e vërtetë të saj. Prandaj një bashkpunim I mirëfilltë ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjes jo vetëm në të drejtën e denoncimit së Serbisë për gjenocid por edhe në bashkpunimet në nivel ndërkombëtar. Pra ç’do tentativë e Serbisë për bllokimin e njëres palë, palët tjera duhet sëbashku ta demantojnë propaganden e Serbisë duke ju drejtuar shtetit/ve, organizatës/ve apo edhe individëve të caktuar në politiken botërore për demaskimin e Serbisë. Krijimi I një bashkpunimi të tillë do të mund të bllokonte edhe Serbinë në proceset e saja integruese duke e bërë të njejtën politike në mos lejimin e forcimit të saj në dëm të vendëve si Kosova, Kroacia dhe Bosnja.

Një veprim I tillë kishte me qenë fatal për Serbinë dhe hap përparimtar për Kosoven dhe shtetet që ndajnë të njejtin fat si Kosova. Kosova ka nevoje për ndryshim në qasjet politike ndaj Serbise dhe poashtu ndryshim në bashkpunimet me fqinjët që për synim e kane paqen dhe stabilitetin rajonal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button