Anketë: Situata politike në Maqedoni është problemi më i madh për herë të parë pas 2001-shit

Për herë të parë pas konfliktit të 2001-shit, situata e përgjithshme politike në Maqedoni paraqet problem më të madh për qytetarët, kurse pastaj vijnë papunësia, varfëria, kriza ekonomike dhe Platforma e  partive shqiptare, tregon anketa të cilën në mars e ka zbatuar Instituti  Demokratik Kombëtar (IDK), me përkrahje financiare nga USAID, njofton Portalb.mk.

Pothuajse dy e treta e të anketuarve, gjegjësisht 65%, besojnë se vendi po lëviz në drejtim të keq, 44% konsiderojnë se problemi më i keq është situata politike, gjegjësisht kriza politike, ndërsa vetëm 8% e qytetarëve konsiderojnë se vendi po ec në drejtim të mirë. Madje 60% e qytetarëve konsiderojnë se shumica e deputetëve duhet të bëjnë Qeveri të re, ndërsa më shumë se gjysma 51% besojnë se LSDM-ja dhe koalicionet kanë të drejtë ligjore ta udhëheqin shtetin. 40% e të anketuarve konsiderojnë se formimi i Qeverisë nga shumica e deputetëve pa dhënien e mandatit nga kryetari i shtetit, Ivanov do të jetë legjitim.

Te maqedonasit, kryetari i shtetit është institucioni në të cilin më shumë besojnë, ndërsa te shqiptarët është e kundërta. Ata më shumë i besojnë Prokurorisë Speciale Publike, e cila është në vend të dytë sipas maqedonasve. Pothuajse 60% e qytetarëve konsiderojnë se duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike që të ndjek vepra penale të dalë nga “bombat”.

Gjykatat dhe Prokuroria Publike, janë institucionet të që më së paku qytetarët u besojnë në Maqedoni.

Madje 81% e qytetarëve të Maqedonisë nuk e kanë lexuar Platformën e partive shqiptare, ndërsa vetëm 1.8 konsiderojnë se ajo duhet të jetë puna prioritare për Qeveri të re.

Rreth 20% e të anketuarve besojnë se BE më pak i mbron interesat nacionale maqedonase, ata që janë përcaktuar për SHBA janë 9.6%, ndërsa ata që shohin kah Rusia janë 8%.

18.2% e shqiptarve besojnë se interesat kombëtare në vend më së shumti e mbështesin SHBA-në, ndërsa me to pajtohen vetëm 6.9 e maqedonasve. Ata, përsëri, më shumë i besojnë Rusisë, madje 10% konsiderojnë se Rusia është më përkrahësi më i mirë për interesat nacionale në Maqedoni.

Anketa është zbatuar me telefon prej 17 deri 21 mars nga 807 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button