Ademi: Kërcënimet me zjarr tek unë nuk kalojnë

Kam marrë pjesë në dy lufta. Kërcënimet me zjarr tek unë nuk kalojnë. Sot nuk keni të drejtë. Gjatë gjithë kohës Kuvendi ka të drejtë të ndërpritet dhe të kalohet në pikë tjetër, tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, nga foltorja e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk propozoj dy ose tre kandidat, propozoj vetëm një, Talat Xhaferin. Nuk doni të dëgjoni këshillë me qëllim të mirë. Deri dje shumica e re ankohej, sot diçka ju po ankoheni”, tha deputeti Ademi, duke iu drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit do të zgjidhet për 10 ditë.

“Ka mundësi që Talati të mos bëhet kryetar i Kuvendit për një javë, por për 10 ditë do bëhet”, potencoi Ademi dhe tha se “përveç komisionit i cili është pika e rendit të ditës, kryetari mund të zgjidhet edhe sipas propozimit të 20 deputetëve”.

Ndryshe, sot Ziadin Sela nga Aleanca e Shqiptarëve shprehu se në Rregullore askund nuk shkruan se kryesuesi ka të drejtë të vendos se sa do të zgjatë puna e Kuvendit dhe se  jemi dëshmitar që gjatë këtyre dhjetë ditëve është shkelur Rregullorja e Kuvendit.

Ndërsa Oliver Spasovski. deputet i LSDM-së propozoi që me përkrahje të 10 deputetëve të zgjedhet kryetari i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button