Mot sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar. Paradite reshjet do të jenë më të pranishme në lindje, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit ku në malet dhe në disa vende më të larta pritet të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar veriore, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 19 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit gjatë ditës, megjithatë do të ketë kushte edhe për reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë celsius.

Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare e përforcuar veriore, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Për shkak të kthjellimit të qiellit gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme temperaturat e mëngjesit në disa vende do të ulen nën zero. Nga e shtuna temperaturat e ditës do të jenë në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button