Ivanov do të merr pjesë në Samitin e 20-të ekonomik euroaziatik në Stamboll

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e 20-të ekonomik euroaziatik, që do të mbahet në Stamboll.

Presidenti Ivanov, siç kumtoi kabineti i tij, do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Samitit të 20-të ekonomik euroaziatik, që këtë vit mbahet me temën “Njerëzimi në udhëkryq”, ndërsa do mbajë fjalim edhe në sesion presidencial të samitit.

Kjo është pjesëmarrja e shtatë e presidentit Ivanov në Forumin ekonomik euroaziatik, që nga vitit 1998 organizohet çdo vit. Këtë vit është paralajmëruar prezencë e ish liderëve, presidentëve, kryeministrave, ministrave, personave të njohur nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe bashkësia e biznesit prej 40-të shteteve.

Organizator i Forumit ekonomik euroaziatik është fondacioni Marmara, grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim avancimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve nga Azia Qendrore dhe Lindja e Afërt.

Fondacioni aktivisht është i kyçur në përforcimin e lidhjeve ekonomike, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të ndihmojë në maksimizimin e mundësive që i krijon procesi i globalizimit dhe minimizimi i efekteve të tij negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button