Rotacioni i shtatë i policisë sllovake në Maqedoni

Në Maqedoni sot do të arrijë rotacioni i shtatë prej 25 pjesëtarëve të policisë nga Republika e Sllovakisë, të cilët së bashku me policinë e Maqedonisë do të realizojnë patrulla në kufirin Maqedoni – Greqi me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Njësiti policor sllovak do të sistemohet në rajonin e Liqenit të Dojranit, ndërsa është e pajisur në mënyrë adekuate me automjete terreni, kamera terminale dhe pajisje për shikim gjatë natës.

Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim.

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim mes ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Sllovakisë, deri tani në vend janë dërguar 175 nëpunës policorë nga Sllovakia duke filluar nga marsi i vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button