Vjedhje në një farmaci në “Ruzveltova” në Shkup

Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë “Beta farmacia” në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, kumtoi sot MPB-ja.

Vjedhja është paraqitur në polici mbrëmë në orën 21:00. Vjedhësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me thikë ka marrë nga punonjësi i farmacisë 21 mijë denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur. Policia po merr masa për gjetjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button