LSDM: Derisa VMRO-DPMNE-ja e bllokon Kuvendin, lirshëm shkelën të drejtat e grave

Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së për shpëtim të udhëheqësisë të partisë i frenojnë proceset demokratike me bllokadën e Kuvendit, me mijëra punëtorë çdo ditë ballafaqohen me kërcenime, shantazhe dhe kushte katastrofale në punë. Dhe ata nuk mund të kërkojnë ndihmë sepse sistemi është i bllokuar, deklaroi sot Magdalena Nestorovska nga Forumi i Grave të LSDM-së, njofton Portalb.mk, njofton Portalb.mk.

“Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së për shpëtim të udhëheqësisë së partisë i frenojnë proceset demokratike me bllokadë të Parlamentit, mijëra punëtorë dhe punëtore çdo ditë përballen me mobing, shantazhe, kërcënime, kushte katastrofale për punë. Dhe nuk mund të kërkojnë ndihmë sepse sistemi është i bllokuar”, tha Nestorovska.

“Kjo posaçërisht shkon në dëm të punëtorëve femra. Lëshohen nga puna nënat që kujdesen për familjet, gratë shtatëzëna. Punëtoritë tekstile punojnë 12-15 orë në ditë, pa mos ju paguar kompensim për punën e tepërt. Në disa raste fare nuk ju lëshohet rroga mujore. Kërcënohen gratë dhe femrat të mos planifikojnë ta zgjerojnë familjen e tyre, nëse duan ta mbajnë vendin e punës”, tha Nestorovska.

Po qe se Maqedonia do të kishte shtet funksional, e jo siç tha, të bllokuar, sot organet kompetente nuk do të toleronin gra shtatzëna të punonin në turn të natës.

Qeveria e re reformuese, siç tha Nestorovska, do ta rrisë numrin e inspektorëve të punës dhe inspektorëve për siguri dhe shëndet gjatë punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button