PSP kërkon avionë dhe ndërmarrje të Milloshoskit

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në profilin e tij në “Facebook’ zbulon se Prokuroria Speciale publike nga organet kompetente ka kërkuar të dhëna në lidhje me atë se, nëse ai është pronar avioni dhe të disa ndërmarrjeve, njofton Portalb.mk.

“PSP vazhdon me trysnin ndaj atyre që nuk mendojnë si i aboluari. Pas deklarateve në mia në “Top Tema” kundër Oliver S. dhe në Kuvend kundër Zaevit, fillimisht arritën paralajmërimet nga deputet i LSDM-së se shumë flas, ndërkaq tani edhe hetimi nga Katica Janeva, e cila i kërkon avionët e mi dhe ndërmarrjet të cilat nuk i kam! Vetëm vazhdoni, nuk do të na heshtni!”, shkruan Milloshoski në “Facebook”.

Prokuroria Speciale nga Agjencia për Aviacion Civil kërkon të dhëna për atë se nëse Milloshoski nga 1 janari i vitit 2008 deri më 31 dhjetor të vitit 2015 ka qenë pronar ose shfrytëzues i avionëve.

Nga Regjistri Qendror, për të njëjtën periudhë kërkon kontroll të personave fizik dhe juridik ku Milloshoski ka qenë pronar, drejtues ose person i autorizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button