LSDM: Ivanov të mundësojë transferim të qetë të pushtetit

LSDM-ja sot në kumtesë thekson se në shtet duhet të funksionojë maturia dhe se presidenti Gjorge Ivanov duhet të mundësojë transferim të qetë të pushtetit.

“Tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar shohin çfarë po ndodh. Asnjë patriotizëm nuk është në pyetje – kriminel janë. Për këtë arsye liderët dhe institucionet e BE-së, përmes kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, kërkuan parime demokratike, mirësjellje dhe maturi nga Gjorge Ivanov. Askush nuk mund ta frenojë unitetin i cili qartë është theksuar dhe për progresin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Theksojnë se për unitet, ndryshime dhe drejtësi janë prononcuar mbi 700.000 qytetarë të Maqedonisë, votat e të cilëve janë 67 mandate deputetësh.

“Kjo është shumicë e formuar në mënyrë demokratike, e cila qëndroi pas kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe vullneti i shumicës të qytetarëve do të realizohen. Do të formohet qeveri e re reformuesve e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button