Tottenham transferon futbollistin më të mirë nga Milan
Milan mund të mbetet pa një prej futbollistëve më të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni.
Tottenham mund të transferojë mesfushorin e Milanit, Suso, përcjell “lajmi.net”, përcjell Portalb.mk.
Sipas medieve angleze, “Spurs” i janë bashkuar Atletico Madridit në garë për blerjen e ish futbollistit të Liverpoolit.
Por, Tottenham konsiderohet si favorit për angazhimin e tij. Suso ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Milanit deri më tani gjatë këtij sezoni.