Shërohet nga kanceri djali i Michael Buble

Noah, djali i këngëtarit Michael Buble i cili kishte prekur një botë të tërë pasi ishte sëmurë nga kanceri, është shëruar, madje ka dalë edhe nga spitali ku ishte i shtruar, shkruan koha.net.

Djali i këngëtarit dhe i bashkëshortes së tij Luisana Lopilato, në vjeshtë u diagnostikua nga kanceri. Ky fakt u bë publik fillimisht nga vëllai i Luisanas, Dario.

Mësohet se familja Buble është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Buenos Aires, prej nga është dhe Luisana.

Pas zbulimit të tumorit të Noahs, Michael i braktisi të gjitha angazhimet për të qëndruar pranë të birit i cili ishte shtruar në Los Angeles.

Michael Buble me familjen
Michael Buble me familjen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button