Maqedoni, “Unitare”, “federale”, “kantonale”, “e përbashkët”…shumë parashtesa që ia mveshën politikanët

“Unitare”, “federale”, “kantonale”, “e përbashkët”, “e vetme”, “konfederale”, “multietnike”. Këto janë termet dhe parashtesat të cilat dominojnë në narativin e partive politike në Maqedoni para, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe krizës politike nga bisedimet mes partive për formim të qeverisë së re, shkruan Meta.mk.

Pjesa më e madhe e këtyre termeve të gjitha partitë politike, liderët e tyre dhe përfaqësuesit njëlloj i përdorin në daljet e tyre publike, intervista, njoftime partiake, gjithsecili në aspekt të vetin, interes dhe nevojë.

UNITARE

Këtë term e përdorë edhe VMRO-DPMNE edhe LSDM dhe BDI. Që të tre partitë, nëse vlerësohet sipas qëndrimeve dhe deklaratave të përfaqësuesve të tyre, nuk kanë asnjë diferencë rreth asaj se Maqedonia duhet të mbetet shtet unitar.

Nikolla Gruevski në mega-intervistën për internet portalin e të përjavshmes “Republika” tha: Qëndrimi im dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk është kundër shqiptarëve, por në drejtim për ruajtjen e tërësishme dhe unitaritetin e shtetit.

Petre Shilegov, deputet i LSDM-së, tha: Kemi program të qeverisë së re reformatore për Maqedoni unitare, në të cilën do të mbretëroj drejtësia, do të respektohen të gjithë qytetarët, do të jetojnë kualitetshëm të gjithë qytetarët, kurse Maqedonia do të përparoj drejtë BE dhe NATO.

Artan Grubi, deputet i BDI-së, tha: Të gjitha pikat nga deklarata janë nga programet nga partitë e shqiptarëve dhe ajo në asnjë mënyrë nuk e prek unitaritetin e shtetit.

FEDERALE, FEDERALIZIM

Këtë term më së shumti e përdor VMRO-DPMNE që ti tremb qytetarët dhe ta fajësojë LSDM-në se politikat e saja së bashku me platformën e shqiptarëve çojnë drejtë federalizimit. LSDM dhe BDI publikisht janë deklaruar kundër federalizimit.

“E ardhmja e Republikës së Maqedonisë është shumë e rrezikuar nga elemente me përmbajtje nga platforma e Tiranës, të cilat çojnë drejt ridefinimit të Maqedonisë dhe shndërrimin e saj nga unitare dhe shtet multietnik, në shtet binacional me tendencë për federalizim”, citat nga njëra nga njoftimet e shumta e të ngjashme të VMRO-DPMNE-së.

KANTONALE, KANTONALIZIM

Sikurse “federalizimi”, edhe ky term po ashtu është i pranishëm në njoftimet dhe deklaratat nga VMRO-DPMNE.

LSDM dhe BDI publikisht janë deklaruar kundër çfarëdo kantonalizimi, por VMRO-DPMNE ka vazhduar të thotë se punohet në këtë drejtim me pranimin e platformës nga një shtet i huaj.

E PËRBASHKËT

Këtë term e “brendoi” e a.q. iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila më shumë se një muaj proteston kundër platformës së partive politike shqiptare për shtet unitar, e kundër federalizimit dhe kantonalzimit.

E VETME

Më shpesh e përdor VMRO-DPMNE dhe “Për Maqedoni të përbashkët”, në paket me termin “Maqedoni unitare”.

Tre partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE, LSDM he BDI, sikurse edhe për çështjen për unitaritetin, ashtu janë një edhe për “Maqedoni të vetme”.

KONFEDERATË

Këtë term vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e përdor në kontekst se politikat e LSDM-së dhe platformës së shqiptarëve, sipas së cilit, në fund çojnë drejtë konfederatës.

MULTIETNIKE

Edhe këtë term më së shumti e përdor VMRO-DPMNE dhe udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”. Gjithmonë shkojnë së bashku me termin “unitare” dhe “e përbashkët”.

VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI, nuk kanë dallime rreth konceptit për këtë term.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button