PLD kërkon të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të zgjidhet qeveria legjitime

Partia Liberal Demokrate (PLD) përmes një komunikate për media kërkon që VMRO-DPMNE-ja menjëherë të zhbllokojë punën e Kuvendit, me qëllim që të zgjidhet qeveria e re reformuese dhe legjitime.

Nga kjo parti kërkojnë poashtu ndërprerje të replikave dhe kundër replikave me qëllim të pronlongimit të formimit të qeverisë.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së edhe një herë vërtetoi se është anti-shtetërore me atë që tani një javë e bllokon konstituimin e Kuvendit të Maqedonisë. Nikolla Gruevski duhet ta kuptojë se është opozitë dhe nga ky fakt nuk ka ikje”, thuhet mes tjearsh në kumtesën e PLD-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se deputetët e VMRO-DPMNE-së po shkelin Kushtetutën dhe vlerat e saj themelore, siç janë qeverisja e së drejtës, pluralizmin politik, pranimin e rezultatit nga zgjedhje të lira dhe demokratike dhe respektimin e vullnetit të shumicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button