Sekretet e aktores që i bëjnë 41 vite të duken si 21

Kur aktorja e njohur postoi një foto ditëlindjeje të vajzës, Ava, 17 dhe djalit, Deacon, 13 vjeç, të gjithë u zhytën në mendime. Së pari, sepse të tre ngjanin si trinjakë. E dyta, sepse kjo foto u kujtoi të gjithëve, që Reese Witherspoon, kishte një moshë të caktuar për të pasur fëmijë adoleshentë, transmeton Revista Class.

Sigurisht, gjenet luajnë rol në këtë, por kjo foto solli pyetjen: Cili është sekreti i saj? Reese Whitherspoon ka disa.

Ajo merr fuqi nga një lëng i gjelbër specifik

Ndërsa punonte me dietologen Kim Snyder, Witherspoon u bë një fanse e flaktë e Smoothie-t të Gjelbër Shkëlqyes të Snyder, që është plot me spinaq, lakër, selino, një mollë, dardhë, banane, koriandër dhe majdanoz. Është pak a shumë si të nisësh ditën me një sallatë masive, pa vajin sipër dhe është plot me fibra për të ndihmuar sistemit tretës të punojë si sahat.

Ajo kërkon çdo ditë të bëhet më e fuqishme

Aktorja e “Big Little Lies” bën ecje të shpejta pranë shtëpisë së saj në Los Angeles dhe ka thënë për Women’s Health që i pëlqen të  bëjë disa herë në javë ushtrimet e Body By Simone, një kombinim i dance-it, ushtrimeve të forcës dhe stretching. “Forca fizike është e rëndësishme”.

Ajo merr jeshillëqet e saj

Aq sa e pëlqen çajin e ëmbël, ai i shërbehet kujtdo që ndalon në dyqanin e saj, Draper James, aq kujdeset ta ekuilibrojë nepsin e saj jugor me një sallatë të pasur, apo një vakt nga Kreation Juicery. Ajo është gjithashtu një fanse e sallatës së kales dhe pulës së pjekur te Adele’s në Nashville.

Ajo qëndron Zen me seancat e rregullta të jogës

Nëse ti drejton butikë, një kompani produksioni dhe luan në seritë e HBO dhe filma, ndërsa rrit tre fëmijë, jeta mund të bëhet pak sfiduese. Whitherspoon qëndron e fokusuar dhe mban krahët dhe muskujt e barkut të tonifikuar, me seanca të rregullta joge.

Ajo është mjeshtre në kujdesin e lëkurës

Ju kujtohet ai fjalimi i diplomimit që gjithmonë duhet vendosur krem mbrojtës? Ëitherspoon e beson, duke pohuar që, nëse do të ngecte në një ishull të shkretë, por do kishte mundësinë të zgjidhte disa produkte për të pasur me vete, do ishin ky krem kundër diellit dhe shumë tekila. I lëmë shakatë, mamaja e tre fëmijëve, do ta ketë lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur.  Molly R. Stern, makeup artistja e Witherspoon, betohet për produktet e ReVive dhe Natura Bisse. “Ato janë të pasura me ushqyes. Ato nuk i bllokojnë poret. Lëkura bëhet thahet ndërsa kalojnë vitet dhe mbajtja e lëkurës së lagësht, është e rëndëishme. Lëkura e bukur është baraz me një makeup të bukur”.

Ajo merr energji nga kafeina

Si shumë prej nesh, Witherspoon-it i pëlqen ta nisë ditën me një filxhan kafe. Është një ritual i mëngjesit që ajo e poston  në Instagram rregullisht.

Ajo i ruan produktet e preferuara të Jugut të origjinës për raste speciale

Nëse Witherspoon organizon një festë, ka disa ushqime të domosdoshme. Pula e skuqur, sallata e misrit dhe biskotat e gjyshes, Dorothea-s, janë gjithmonë në menu, sipas personit që merret me catering, Annie Campbell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button