LD propozon tri seanca konstituive për dalje nga kriza

Lidhja Demokratike (LD) propozoi që të mbahen tri seanca në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, në të parën të zgjedhet kryetari i Parlamentit, në të dytën të votohet mosbesimi i Qeverisë së tanishme kurse në të treten mandatari të paraqet propozim për formim të Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

“Në këtë mënyrë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe rregullores së punës së Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, do të zhbllokohen institucionet dhe do të vazhdojë procesi i stabilitetit të Maqedonisë dhe normalizimit të jetës së qytetarëve”, shkruan në kumtesën e LD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button