Pochettino: Nuk shkoj në Barcelonë, jam fans i Espanjollit

Mauricio Pochettino (45), trajneri i Tottenham Hotspur, deklaroi se nuk do të marrë Barcelonën, sepse për të kjo do të ishte e njëjtë sikur të kalonte nga rivali më i madh i Tottenhemit, në Arsenal, raporton Anadolu Agency (AA).

Pochettino në pjesë të madhe të karrierës së tij si lojtar e ka kaluar në Espanjoll, ku dhe filloi karrierën e trajnerit, dhe thotë se është tifoz i madh i këtij klubi. Prandaj, për të shkuarja në radhët e rivalëve të qytetit Barcelona është e pamundur.

Trajneri spanjoll foli në lidhje me këtë temë pasi mediat ndërkombëtare trasnmetuan informacionin se pikërisht ai ishte zgjedhur si pasues i Luis Enrique-s në stolin e “Barçës” në sezonin e ardhshëm.

“Jam fans i Espanjollit dhe mendoj se nuk ka nevojë për sqarime të tjera”, tha Pochettino për mediat britanike.

“Në futboll është vështirë të ruhen vlerat si besnikëria, por për mua besnikëria dhe ndershmëria janë para punës së lojtarit apo menaxherit. Jam fans i Espanjollit dhe e dua këtë klub. Tani jam në Tottenhem, do të ishte e pamundur që brenda ditës të shkoj në Arsenal”, tha ai.
Megjithatë, Pochettino ka konfirmuar se është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me Josep Maria Bartomeu, Presidentin e Barcelonës.

“Ishte një takim i rastit në një lokal në Barcelonë të martën e kaluar. Njihemi gjatë kohë, para se të bëhej president i Barcelonës. Kishte shumë njerëz me ne. U përshëndetëm dhe kaluam pesë minuta së bashku, kjo është e gjitha. Natyrisht, të gjithë e dimë se pas kësaj është e pamundur të ndalojmë thashethemet”, tha Pochettino.

Trajneri i shkëlqyeshëm spanjoll karrierën filloi ta ndërtojë në vitin 2009 në Espanjoll, të cilin në sezonin e parë e shpëtoi nga rënie në La Liga. Arriti të shënojë fitore edhe ndaj Barcelonës edhe atë të parën pas 27 viteve në Camp Nou. Pastaj, në vitin 2013 kaloi në Southampton, ku qëndroi një sezon dhe pastaj mori Tottenhamin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button