Emil Dimitriev: Maqedonia e do Bashkimin Evropian, e ka prioritet

E shfrytëzojmë këtë rast për ta riafirmuar qëndrimin tonë se për Maqedoninë anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i lartë, deklaroi në Valeta, kryeministri Emill Dimitriev, duke vlerësuar se me sukses ka përfunduar Samiti i partive djathtiste evropiane në Maltë ku u mbajt edhe Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Në Samit, tha ai, ka pasur shumë diskutime me tema të ndryshme për sfidat e Bashkimit Evropian dhe të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.

“Një prej temave ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor, temë në të cilën ne morëm pjesëmarrje aktive, me pozitat tona se si e shohim ne këtë gjë. E shfrytëzuam rastin për ta riafirmuar qëndrimin tonë se për Maqedoninë anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet i lartë. Kemi diskutuar për sfidat e ardhshme – edhe në pjesën e integrimit edhe lidhur me sfidat nga aspekti i mundësisë për t’u paraqitur valë e re emigrantësh, e gjithë ajo që mund të jetë lëndë e bashkëpunimit midis aspiruesve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Dimitriev.

Kryetari i Qeverisë shtoi se delegacioni i Maqedonisë ka pasur takime bilaterale me kryeministra dhe me kryetarë të EPP-së.

“Diskutimet tona ishin në drejtimin se është koha Bashkimi Evropian të fillojë me negociatat dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm. Dakorduam edhe pikëpamje të reja, prej këtij samiti dakorduam edhe një takim i cili do të jetë nën mbështetjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, që sa më parë t’i krijojmë proceset për integrimin e kësaj pjese të Evropës në familjen evropiane”, shtoi Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button