Takimi Dimitriev- Osmani: Mbikëqyrja parlamentare mbi shërbimet e sigurisë është pjesë e rëndësishme e procesit reformues
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane sot mbajtën takim me Komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.
Në takim u diskutua për rolin e Komisionit në sigurimin e mbikëqyrjes efikase parlamentare mbi punën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e SÇE-së si koordinator në procesin në kuпtim të mbështetjes institucionale teknike dhe financiare, duke përfshirë edhe projektet me të cilat disponon Sekretariati.
“Reforma e shërbimeve të sigurisë është një nga fushat prioritare të përcaktuara nga KE,dhe vendet anëtare”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. “Nga aspekti e kuadrit ligjor kemi progres të konsiderueshëm, respektivisht me sukses përfunduam fazën e parë, me formimin e ATO-s dhe tani më, në procedurë parlamentare janë edhe ligjet me të cilat do të mundësohet ndarja e DSK-së nga MPB-ja dhe formimi i një agjencie të re, e cila do të jetë përgjegjëse për inteligjencë të brendshme për qëllime sigurie” – shtoi Osmani. Në vazhdim ai theksoi kënaqësi nga puna e Komisionit Parlamentar për ndjekje të shërbimeve të sigurisë, duke potencuar si një ndër mjetet kryesore në vendosjen e funksionimit të reformave si element i rëndësishëm ku do të vlerësohet transformimi në përgjithësi i sistemit të sigurisë së vendit.
Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, që ka për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave nga Plani 18, sfidat lidhur me të njëjtën, si dhe “trak rekord” i përshtatshëm i aktiviteteve nga zbatimi i reformave.