Trump has në bllokadë, pezullohet “pa afat” ndalesa e dytë e tij

Gjykatësi federal i Hawaii-t në SHBA Derrick Watson i cili më 15 mars pezulloi përkohësisht rregulloren e nënshkruar më 6 mars nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila ndalonte vizat për shtetasit e 6 vendeve me shumicë të popullsisë muslimane ka vendosur të pezullojë “pa afat” këtë zbatueshmëri deri në dhënien e një vendimi nga një gjykatë e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Watson, pas kërkesave të paditësve në lidhje me temën, me një vendim të masës parandaluese që ka marrë mbrëmjen e ditës së mërkurë ka vendosur të “zgjasë pa afat” pezullimin e përkohshëm që kishte vendosur më parë për ndalesën e dytë të Trump-it për vizat.

“Gjykata nuk mund të tëhiqet në një cep, të mbyllë dyert dhe të bëjë sikur nuk kanë ndodhur ato që janë përjetuar”, tha gjykatësi Watson në deklaratën e tij me shkrim duke dhënë mesazhin se do të qëndrojë pas vendimit që ka marrë.

Pas këtij vendimi të Watson, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se do të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit nr.9. Githashtu pritet që të dërgohet në Gjykatën e Apelit nr. 4 në Virgina vendimi i dhënë nga gjykatësi federal në Maryland në lidhje me ndalimin e ndalesës së dytë të Trump-it për vizat.

Trump në dekretin e nënshkruar më 27 janar ndaloi hyrjen në SHBA për 3 muaj të qytetarëve nga vendet me popullsi muslimane si Siria, Iraku, Irani, Jemeni, Libia, Sudani dhe Somalia. Po i njëjti dekret pezullonte për 4 muaj edhe programin e pranimit të refugjatëve në SHBA, ndërsa ndalonte plotësisht pranimin e refugjatëve sirianë deri në një urdhëresë të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button