Në vend që të vendos sipas Kushtetutës dhe ligjeve, Dimitriev politizon për mandatin e Gruevskit
Përkundër seancës së komisionit kompetent që duhet të diskutohet për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevski për shkak të mungesës së paarsyeshme të punës në Kuvend, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev, dha deklaratë e cila është jokonsekuente. Deklarata e Dimitriev, ish kryeministri i përkohshëm i Maqedonisë, është jokonsekuente, sepse politizohet diçka që nuk duhet nëse shihet nga ana ligjore, shkruan Vërtetëmatësi.
Është e saktë se deputetët janë të lirë në shprehjen e mendimit të vet dhe qëndrimeve dhe për këtë nuk mund të mbajnë përgjegjësi ndaj askujt, përveç përgjegjësisë politike dhe morale para votuesve dhe eventualisht partisë. Por, duhet të merret parasysh se Dimitriev ka detyrim politik dhe moral që të sillet njëjtë ndaj të gjithë deputetëve ose të gjithë qytetarëve në përgjithësi, kur e kryen detyrën e vet si deputet.
Kjo do të thotë se nëse ekzistojnë kushte ose detyrime me të cilët ndonjë deputet, në rastin e Gruevskit, nuk i përmbush detyrat e veta si deputet, Dimitriev, po ashtu si deputet, pa marr parasysh nëse formalisht nuk ka votuar për Gruevskin nëse ka qenë në tjetër listë zgjedhore, është i detyruar me vetëdije dhe përgjegjshëm të kryejnë punën e vet, dhe kjo do të thotë që të respektojë rregulloren me të cilën janë caktuar të drejtat dhe detyrimet e deputetëve.
Dhe ato janë rregulluar me tre dokumente. Aktin më të lartë ligjore në shteti – Kushtetuta, në mënyrë decide cakton rastet kur një deputeti mund t’i merret imuniteti. Në Nenin 65, aliena 2 nga Kushtetua thuhet:
Deputetit mund t’i merret mandati kur është i gjykuar për vepër penale ose vepër tjetër të dënueshme që e bën të padenjë për kryerjen e funksionit të deputetit, si dhe për mungesën e paarsyeshme në Kuvend për më tepër se gjashtë muaj. Marrjen e mandatit e vërteton Kuvendi me dy të tretën e shumicës së votave prej numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kjo çështje edhe më tej është e sqaruar me Ligjin për Kuvend. Aty me të vërtetë nuk ekziston në mënyrë decide rregulla për marrjen e mandatit për mungesë të paarsyeshme prej më pak se 6 muaj të punës së Kuvendit, por thuhet fjalia në vazhdim në Nenin 5, paragrafi 4:
(4) Me verifikimin e mandatit deputeti fiton të drejtat dhe detyrat e verifikuara me Kushtetutë, me ligj, Rregullore dhe me rregulla të tjera dhe akte të përgjithshme.
Përkrah kësaj në Neni 6, paragrafi 4 të të njëjtit ligj thuhet se deputetit i ndërpritet mandati nëse është marr në pajtim me Kushtetutën:
(4) Deputetit i ndërpritet mandati kur Kuvendi ia merr mandatin në pajtim me Kushtetutën.
Kjo përsëri çon në drejtim të rregullave të Kushtetutës dhe mënyrës së marrjes, por edhe për arsyet, gjegjësisht për përgjegjësinë, detyrat që duhet të kryejnë deputetët.
Në fund, detyrimi për ardhje të rregullt në punë dhe për mundësinë e marrjes së mandatit nëse ndonjë deputet mungon pa arsye më tepër se 6 muaj është shkruar edhe në Rregulloren për punën e Kuvendit. Në Nenin 59 në dy paragrafe thuhet përse dhe si udhëhiqet procedura për marrjen e mandatit:
(2) Për deputetin i cili ka munguar pa arsye në seancat e Kuvendit më tepër se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendin njofton Komisionin për çështje procedurale dhe imunitetin e mandateve.
(3) Propozimin për marrjen e mandatit të deputetit në rastet nga paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni, e propozon Komisioni për çështje procedurale dhe imunitetin e mandateve, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit.
Prej fakteve të paraqitura më lartë mund të arrihet në përfundim se deputeti Emil Dimitriev mund të votojë në pajtim me bindjen e vet, por edhe në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe akteve nënligjore, ndërsa mundet edhe të mos votojë, sepse kjo është e drejta e tij e garantuar.
Por, për çdo rast, deklarata se nuk është i sigurt se si do të veprojë sepse qëndrimi i tij personal se nuk mund të merr diçka që nuk e ka dhënë, është keq e arsyetuar dhe për këtë e vlerësojmë si jokonsekuente. Ajo është jokonsekuente me detyrat që Dimitriev i ka si deputet.