VMRO-DPMNE: Vajgëll të kërkojë falje

Nga partia e Nikolla Gruevskin kanë reaguar në lidhje me deklaratën e eurodeputetit Ivo Vajgëll, i cili tha se “Gruevski do të shkojë deri në fund pasi nuk dëshiron të shkojë në burg”. Nga VMRO- DPMNE, porosisin eurodeputetin ose të tërhiqet ose të kërkojë falje për këtë deklaratë.

“Ivo Vajgëll ose nuk ka kuptuar diçka ose me vetëdije po rreshtohet  në anën e kriminelit të abonuar Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij për shpërndarje të manipulimeve dhe gënjeshtrave. Me dezinformatat e tilla, nëse në të vërtet i ka dhënë Vajgëll, ai vetëm se po e ndez edhe më tepër situatën politike në Maqedoni, në vend që të dënoj publikisht Platformën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve të huaja në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button