Vazhdojnë sulmet në Damask, vriten të paktën dhjetë civilë

Së paku dhjetë civilë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të kryera në rajonin e Gutës Lindore në afërsi të Damaskut, në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer në lagjen Hamuriye të Gutës lindore dhe në bazë të të dhënave fillestare, kanë humbur jetën dhjetë civilë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi i sotëm është bërë përkundër armëpushimit të arritur në Siri më 30 dhjetor për të cilin ndërmjetësuan Turqia dhe Rusia.

Aktualisht, palët e përfshira në konflikt janë duke zhvilluar bisedime në Gjenevë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button