Kocijançiq konfirmon: Eurokomesari me tre euro-deputetë të martën vjen në Shkup

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën do të udhëtojë në Shkup, bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn, konfirmoi sot zëdhëhësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç mund të shihet edhe në agjendën e komisarin Han, të martën, më 21 mars, do të udhëtojë për në Shkup. Bashkë me të do të jenë edhe eurodeputetët të cilët i njihni mirë, Flenshtajn, Kukan dhe Vajgël. Ata bashkë do të takohen me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, por edhe me presidentit Gjorge Ivanov. Ata do ta përsërisin porosinë e fortë të BE-së për respektim të rezultatit zgjedhor dhe të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike që më shpejt të formohet Qeveria e cila do ta implementojë Marrëveshjen e Përzhinës”, tha Kocijançiq.

Eurokomesari Han herën e fundit në Shkup ka qenë më 9 dhe 10 shkurt, ku pati takime me liderët partiak të cilët kanë fituar mandate në përbërjen e re kuvendore, presidentin dhe shoqërinë civile. Pas takimeve me krerët politik të Maqedonisë, tha se më rëndësi është të respektohet Marrëveshja e Përzhinës dhe të krijohet një Qeveri cilësore.

Pasi Ivanov më 1 mars kumtoi se nuk do t’ia jep mandatin Zaevit, Han, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka komentuar vendimin duke thënë se “të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve”.

“Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button