Majkël Flin ka marrë rreth 34 mijë dollarë nga “Russia today”

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Majkël Flin, ishte paguar nga kompanitë ruse me 67 mijë dollarë, para zgjedhjeve presidenciale, tregojnë dokumentet e publikuara mbrëmë nga anëtari demokrat i Dhomës Përfaqësuese, Elijah Kamings, nga shteti Merilend.

Demokrati Kamings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithpërfshirëse për kontaktet e Flinit me qeveritë e jashtme dhe interesat e tij.

Flini kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv “Rasha Tudej”, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flin formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Tramp.

Kamings thotë se pranimi nga ana e Flin i pagesës së kanalit televiziv RT, paraqet shkelje të dispozitave për të ardhura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës nuk lejohet që oficerët e pensionuar ushtarakë të marrin dhurata nga fuqitë e jashtme.

Pos, pagesës nga RT, Flin i kishte marrë edhe 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashignton, nga dy kompani ruse.

Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Majkëll Flinit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button