I pari i muslimanëve në Turqi, Gormez dënon ashpër sulmin ndaj xhamisë në Halep

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur në një xhami në Halep, gjatë faljes së namazit të jacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të vrasësh një njeri ndërkohë që është në sexhde dhe të bombardosh një faltore nuk mund të ketë asnjë justifikim si përpara njerëzimit ashtu edhe përpara krijuesit, ka thënë Görmez ne deklaratën e tij në Twitter dhe më pas ka thënë se dënon ashpër këtë sulm çnjerëzor.

“Ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë nga Halepi dhe për gjithë muslimanët. Allahu i dhëntë rahmet të rënëve dhe i dhëntë durim familjarëve”, ka thënë në vijim Görmez.

– “Patjetër që një ditë do të japin llogari”

Duke vënë në dukje se ata të cilët vënë dorë mbi njerëzit e pafajshëm, jashtë rregullave të moralit dhe të ligjeve, si dhe të zhveshur nga këmisha e ndërgjegjes, patjetër që një ditë do të japin llogari, Görmez thotë: “Dëgjojeni zërin e pashpresë të atyre që i është bërë padrejtësi dhe nuk kanë forcë tjetër vetëm se të ulen në sexhde dhe të kërkojnë zgjedhje. Udhëheqësit e vendeve muslimane, dijetarë dhe organizata të të drejtave të njeriut, kjo është përgjegjësia e secilit prej nesh. Është në kurrizin e të gjithëve.

Përpjekjet e atyre që përpëliten për të qenë drita e shpresës në shikimin e errësuar, patjetër që do gjejnë shpërblim tek autoriteti hyjnor. Vajtimi i nënave patjetër që nuk do të mbetet pa përgjigje. Ndërsa deri atëherë muslimanëve, ummetit islam duhet të jetë si një trup i vetëm dhe duhet të jetë në anën e atij që i bëhet padrejtësi.

“Dënoj me gjithë zemër këtë sulm dhe i bëj thirrje të gjithë njerëzimit që të ndalin këtë dramë çnjerëzore dhe të mos harrohet për t’iu shtuar më pas të tjera të ngjashme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button