Tramp: Pushteti gjyqësor i tejkalon ingerencat e tij me bllokadat e dekretit për migracion

Presidenti amerikan Donald Tramp theksoi se vendimi i gjykatës federale në Honolulu për bllokimin e hyrjes në fuqi të dekretit të tij të ri për emigracion është tejkalim i pavërejtur deri më tani i ingerencave të pushtetit gjyqësor.

Në fjalimin para shumë mbështetësve në Neshvil, Tramp theksoi se është i gatshëm që deri në fund të luftojë kundër vendimit të gjykatësit dhe se kjo çështje do të arrijë deri te Gjykata Supreme, nëse ka nevojë për këtë.

Paraprakisht. një gjykatë federale në Hauai ka bllokuar urdhrin e ri të ndalimit, të lëshuar nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Vendimi i marrë nga gjyqtari i distriktit amerikan, Derik Uatson, ndalon urdhrin ekzekutiv nga hyrja në fuqi.

Hauai është një nga shumë shtetet amerikane që janë përpjekur për të ndaluar lëshimin e këtyre urdhrave nga Shtëpia e Bardhë.

Urdhri i ri i Tramp vendoste një ndalim 90-ditor për njerëzit nga gjashtë shtete myslimane dhe ndalim 120-ditor për refugjatët.

Kjo është hera e dytë që gjykatat amerikane bllokojnë urdhërat e ndalimit, të lëshuar nga Tramp.

Më herët, në janar, Tramp lëshoi një tjetër urdhër-ndalim, për njerëz nga 7 shtete myslimane, i cili gjithashtu u bllokua nga disa gjykata amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button