Pako me shpërthim për Shojble është dërguar nga Greqia

Pakoja me mjet shpërthyes, që me postë ka arritur në Ministrinë gjermane të Financave, në Berlin, në adresë të ministrit Volfgang Shojble, është dërguar nga kryeqyteti i Athinës, transmetuan mediat franceze, duke e cituar një burim anonim politik grek.

Burimi shton se autoritetet gjermane dhe greke bashkëpunojnë në hetimin për rastin.

Gazeta gjermane “Bild”, cituar nga TASS, dje ka shkruar se për dërgues të pakos së dyshimtë është theksuar deputeti grek Spiridon Adonis Georgiadis,

“Si duket një terrorist ose terroristë e kanë shfrytëzuar emrin tim, sepse në Greqi unë jam si mik i Gjermanisë dhe i zotëri Shojble”, thekson Georgiadis.

Paraprakisht u kumtua se për shkak të pakos së dyshimtë, janë evakuuar disa hapësira nga ndërtesa e Ministrisë në Berlin.

Janë thirrur ekspertë për mjete shpërthyese, të cilët e kanë shkatërruar me shpërthim të kontrolluar.

Sipas të dhënave të policisë së Berlinit, shpërthimi në pako ishte me fuqi të ulët, i ngjashëm si ato që shfrytëzohen në fishekzajrre.

Ai megjithatë ka mundur të shkaktojë shumë lëndime, nëse shpërthente gjatë hapjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button