Televizioni MSNBC e ka publikuar tatimin e Trampit për vitin 2005

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa nga taksat e paguara nga presidenti Donald Tramp, ku thuhet se ai ka paguar 38 milionë dollarë tatim në vitin 2005, pasi po atë vit ka fituar më shumë se 150 milionë dollarë.

Ky njoftim erdhi pak para se gazetarja e MSNBC, Rejçell Madou raportoi se ajo posedon dy faqe të pagesave të tatimit të presidentit Tramp në vitin 2005. Të dhënat janë marrë nga gazetari, fitues i Çmimit Pulicer, Dejvid Kej Xhohnston, i cili ka thënë se i ka pranuar këto dokumente përmes postës.

Tramp gjatë fushatës zgjedhore ka refuzuar që të publikojë taksat, pasi pretendonte se ishte nën auditim nga Shërbimi i të Ardhurave dhe avokatët e tij e kishin këshilluar që të mos i publikonte ato.

Shtëpia e Bardhë tha se publikimi i taksave nga MSNBC është i paligjshëm.

Publikimi i paautoriziuar i taksave federale në SHBA përbën vepër penale por Madou ka argumentuar se MSNBC ka ushtruar të drejtën kushtetuese për të publikuar informacione që janë në interes të publikut.

“Ju jeni të dëshpëruar për vlerësime, përderisa shkelni ligjin për të nxitur një histori të deklaratave tatimore, të një dekade më parë”, reagoi drejtpërdrejtë, një zyrtar i indinjuar i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button