Shumica e skocezëve janë kundër pavarësisë së Britanisë së Madhe

Shumica e skocezëve janë kundër pavarësisë së Britanisë së Madhe, tregoi anketa, që është publikuar sot në gazetën “Tajms”.

Ministri i parë i Skocisë, Nikolla Starxhen deklaroi të hënën se do të kërkojnë nga Parlamenti skocez leje që të organizojë referendum të ri rreth çështjes për pavarësinë nga fundi i vitit 2018 ose në fillimi të vitit 2019.

Anketa që është bërë pas deklaratës së Starxhen, tregoi se 57 për qind e skocezëve janë kundër pavarësisë.

Personat e anketuar, me 62 për qind e kanë hedhur poshtë poshtë daljen nga Bashkimi Evropian në referendumin në Britaninë e Madhe në qershor të vitit të kaluar, kur 52 për qind e britanikëve votuan për Bregzitin.

Kryeministrja britanike Tereza Mej menjëherë u prononcua kundër qëllimit të Starxhen dhe deklaroi se kjo krijon pasiguri në momentin kur vendi duhet të bashkohet.

“Pavarësia nuk do të thotë bashkim drejt BE-së, paralajmëroi Mej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button