Rama bën publik emrat e ministrave të rinj

Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin, njofton Alsat.

Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit
Olta Xhaçka ministre e Çështjeve Sociale në vend të Blendi Klosit
Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt
Eduart Shalsi ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit

Emrat u bënë publik nga kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka mbledhur kryesinë e Partisë për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri si largimet, ashtu edhe emërimet e reja.

Mbledhja ka nisur rreth orës 9:30 minuta dhe zgjiati rreth 40 minuta.

Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave dhe arsyetoi se këto ndryshime po bëhen vetëm për fushatën e 18 qershorit dhe se nuk kanë lidhje me protestën e PD apo me ndonjë kerkesë të Ilir Metës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button