Gjermani, vritet shqiptari për një vend parkim

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani pas një sherri jashtë një klubi nate të premten.

19-vjeçari Soni S. me origjinë nga Kosova, por që jetonte në Schafhausen të Zvicrës, kishte dalë me të dashurën e tij në një klub në qytetin Kostanze në Gjermani.

Pak pas mesnate ai është përfshirë në një zënkë me disa persona të tjerë, shkruan media gjermane Suedkurier.

Sipas raportimeve të para, dhe sipas dëshmisë të kushëririt të 19-vjeçarit, sherri kishte nisur për një vend parkimi. Megjithatë policia gjermane ende nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

Gjatë zënkës Soni S. u godit me thikë, dhe në përpjekje për t’u larguar me makinën e tij, ka humbur ndjenjat dhe është përplasur me lokalin ku ndodhej. 19-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Kostanzes.

Prej sherrit policia ka vënë në pranga 4 persona edhe pse ende nuk ka publikuar emrin e vërtetë të autorit të vrasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button