Ohri u mbulua me petkun e borës së marsit

Sot në mëngjes Ohrin e përfshiu ngjyra e bardhë e borës, e cila ishte mbresëlënëse për ta parë dhe për t’u kënaqur, bora ra si rezultat i valës së ftohtë që e kaploi vendin, njofton Portalb.mk.

Reshjet e borës me intensitet mesatar mbaruan pas orës shtatë të mëngjesit, nëpër korsi bora tashmë është shkrirë, por për shkak se trashësia është prej dhjetëra centimetrash, në kodrat përreth qytetit ende ka.

Veçanërisht vërehen majat e maleve me borë të Galiçicës, si dhe Jabollnicës së Strugës, të cilët janë të mbuluar me borë.

Mbrëmë ka rënë borë edhe në qytetin e Pogradecit të Shqipërisë.

“Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot i vrenjtur dhe i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me erë e mesatare që do të fryjë nga veriu. Të martën do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në vendet malore edhe të borës. Gjatë javës, temperaturat e mëngjesit në vend do të jenë negative, ndërsa temperaturat e ditës deri të mërkurën do të shënojnë rritje të shkallëzuar”, informojnë nga  Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button