PSP i ka pranuar dëshmitë për “Fortesa 2”, “sëmuret” gjykatësja

Gjykimi për shkatërrimin e pajisjes për përgjim të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilën është i dyshuar ish eprori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski është anuluar për më 5 maj, në Gjykatë nuk janë paraqitur as të akuzuaritas as avokatët e tyre, por as gjykatësja Lidija Petrovska pasi që e njëjta është në pushim mjekësorëpor, njofton Portalb.mk.

PSP e ka informuar Gjykatën se kanë marrë përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i cili e pranon kërkesën e tyre për deklasifikim të një numër të madh të dokumenteve të rëndësishme si dëshmi materiale për këtë lëndë.

Në gjykim janë paraqitur vetëm avokatja e palës mbrojtëse, Sanja Aleks, e cila tha se nuk ka pasur nevojë që të paraqiten as të akuzuarit, por as kolegët e saj, pasi që nuk ka kushte për fillimin e diskutimit kryesor.

Prokuroria Speciale deri te Gjykata ka dorëzuar vendim për deklasifikim të akteve të cilat në seancën e kaluar kanë qenë kontestuese.

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska tha se nuk janë deklasifikuar vetëm fletoret e evidencës. Ajo theksoi se DSK refuzon që ta pranojë postën nga PSP, për këtë të gjitha dokumentet janë dërguar nga ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Speciale, fortesa

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” pë shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve dhe më 15 shtator të vitit, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button