Gabimi, falja publike dhe një premtim…Sinani dhe Seldi rikthehen në skenë

“Adrenalina”, “Bjondina”, “Kukulla” dhe “Karaqjfil i vogël” kanë qenë këngët në të cilat këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldia Qalliu kanë bashkuar zërat e tyre. Këngë të cilat kanë rezultuar mëse të suksesshme dhe janë pritur mirë nga publiku që i konsideronte ata një dyshe të pandashme të muzikës shqiptare, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Por prej tre vitesh ata nuk i kemi parë të bashkëpunojnë sërish. Arsyen për këtë e zbuloi vetë Seldi në emisionin n’Kosovë Show ku i ftuar kryesor ishte Sinani. Mes të tjerash drejtuesi i emisionit i dha Sinanit për të lexuar një letër që i kishte dërguar menaxheri i tij Avni Selimi.

Në të ai i kërkonte publikisht Sinanit të realizojë të tjera bashkëpunime me Seldin. Dhe në atë moment u shfaq në studio Seldi.

“Unë kam bërë disa gabime me Sinanin, por po ia le fajin moshës dhe i kërkoj falje publikisht për gabimet. Faktikisht çdo gjë për të cilën ai më ka këshilluar ka dalë e vërtetë, ka qenë si një baba për mua”, ka thënë Seldi.

Më pas fjalën e ka marrë Sinani dukshëm i emocinuar. “Seldi është djalë i jashtëzakonshëm. Unë jam treguar më shumë seç duhet si një babi për këtë duke e këshilluar që në një moshë shumë të re. E pranoj me shumë kënaqësi kërkesën e Avniut, sepse përderisa i kam dhënë njëherë dorë, mund t’i jap dorë sërish edhe pse ai është shumë këngëtar i mirë dhe nuk ka nevojë për dorë”.

Gjithashtu ai nuk ka harruar të përmendë edhe faktin që marrëdhënia e tij me Seldin u keqinterpretua në media. “Portalet kanë qenë ato që kanë keqinformuar publikun, meqithatë publiku ka qenë dashamirës me ne dhe na ka mbështetur gjithmonë”.

 

E vetmja gjë që mbetet është të presim bashkëpunimin e radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button