Pas shumë vitesh karrierë këngëtarja merr titullin e merituar “Mjeshtër i madh”

Shumë vite karrierë, suksese pafund dhe tani dekorimi me një titull të merituar. Këngëtarja Manjola Nallbani është dekoruar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i madh” në datën 8 mars, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

“Ndihem vërtet e vlerësuar shpirtërisht, që Shkelqesia e tij, Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani më vlerësoi me titullin “Mjeshtër i madh”. Shpërblim moral për një karrierë shumë të gjatë, që e kam nisur që në moshën 15-vjeçare dhe jam përpjekur ta ndërtoj me profesionalizëm dhe dinjitet! Faleminderit dhe OJF veçanerisht znj.Sevim Arbana, për përzgjedhjen time, pikërisht në këtë ditë simbolike për gruan,  8 Marsin”, ka shkruar Manjola dukshëm e emocionuar nga ky vlerësim.

Në këtë moment dhe kujtim të veçantë ajo nuk ka harruar të përmendë të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar në krah gjatë këtij rrugëtimi.

“Një nga momentet më emocionuese të jetës sime! Momenti kur Presidenti i Republikes z.Bujar Nishani më akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i madh”. Gjatë një karriere të gjatë, jam ndierë e mbështetur dhe motivuar nga familja ime që janë mbi gjithçka! Nga publiku i çdo moshe dhe profesioni që më kanë dhënë dashuri pa fund, e tani, nga kreu i shtetit, të cilin e vlerësoj shumë. Faleminderit nga zemra çdo njeriu që nuk i permend dot me emra, po që kanë qenë pjese e karrierës sime”.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, ajo ka marrë urimin e shumë ndjekësve, por edhe të miqëve e kolegëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button