‘Forbes’ hyn në betejën Meta-Rama, Sulo: ‘Qeveria brenda qeverisë’

Ndërkohë që në Shqipëri, përplasja mes PS dhe LSI për reformën në drejtësi po zhvillohet me akuza në lidhje me firmosjen e një peticioni për nxitjen e reformës, tensionet mes Ilir Metës dhe Edi Ramës po përçohen në mediat amerikane.

Pak ditë pasi gazeta e Uashingtonit, “The Hill”, shkruante se Ilir Meta është kundër reformës në drejtësi, revista amerikane “Forbes” ka publikuar një shkrim me lëvdata për Ilir Metën.

Pikërisht në ditën kur ministri i Financave, Arben Ahmetaj firmosi peticionin për vetingun, duke thënë se ai ka rëndësi për përparimin e ekonomisë, në shkrim vlerësohet Meta si një lider që e njeh rëndësinë e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Ata e kanë takuar Metën, thotë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur dhe liderët e biznesit dhe figurat politike duhet të vlerësojnë faktin se vetëm 25 vjet më parë, Shqipëria nisi të largohej nga totalitarizmi. “Unë mendoj se Meta është shumë praktik dhe e kupton historinë e Shqipërisë,” thotë Alan Bersin, ish-kryetar i Çështjeve Politike dhe Ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare nën Obamën. “Meta e di se transformimi i vendit do të marrë një gjeneratë, por ai është një nga liderët e Shqipërisë, që është kujdestar i këtij tranzicioni nga një shtet ekonomikisht i prapambetur dhe i korruptuar, në një ekonomi vibrante, një shoqëri demokratike dhe në një shtet të së drejtës”,” thuhet në shkrim, që thekson se Meta ishte në inaugurimin e presidentit të ri amerikan.

Ndërkohë, kryeredaktori i gazetës Mapo, Arion Sulo, në editorialin e radhës komenton përplasjen PS-LSI për reformën në drejtësi.

“Palët duhet të sqarojnë këtë kontradiktë themelore, pasi Reforma në Drejtësi është produkti më i rëndësishëm i këtij mandati dhe dy aleatët nuk mund të vazhdojnë të qeverisin bashkë nëse nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për të.

Megjithatë, duket se në momentin që vettingu është pezulluar për shkak të bojkotit të Kuvendit nga opozita, PS e LSI nuk kanë shumë interes të përkeqësojnë më tej një raport të tendosur mes tyre,” shkruan Sulo.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button