CIVIL për gazetarët: Rikujtojmë ministrin e punëve të brendshme se mungesa e reagimit është i barabartë me bashkëpunim

Qendra për Liri ashpër e dënon sulmin fizik mbi gazetarin e TV24 gjatë protestave të simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së. Ky incident nuk është i izoluar dhe bëhet e qartë se dhuna është pjesë e imazhit të protestave që nga fillimi.

“Rrihen gazetarë të cilët e kryejnë punën e tyre, ta informojnë opinionin për ngjarjet. Sulmohen aktivistë për të drejtat e njeriut dhe persona publikë. Kjo është e papranueshme dhe duhet menjëherë të ndërpritet!CIVIL –Qendra për liri e përsërit thirrjen deri te MPB, menjëherë të ndërmerr masa urgjente për ndalimin e dhunës mbi punëtorët e mediave dhe në përgjithësi.Dhunuesit duhet të përballen me fuqinë e plotë të ligjit!Me respekt të plotë dhe mirëkuptim për të drejtën dhe lirinë e të protesuarit, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta, ta shohin realitetin në vend dhe të mos bijnë pre e manipulimeve dhe skenareve të dhunshme, qëllimi i vetëm i të cilëve ështi i qartë.
Edhe njëherë e përkujtojmë MPB për ditët kur derdhte gërmadha të armatosura të blinduara policore mbi protestuesit të cilët me të vërtetë protestonin në mënyrë të qetë dhe kërkonin liri, drejtësi dhe demokraci. Sigurimi i protestave të cilave u prinin thirrje të hapura për dhunë, është tepër i pamjaftueshëm.

Ndonjëherë sigurim me tanke, ndonjëherë sigurim  pa tanke…Cili është qëllimi?” thuhet në reagimin e CIVIL.

CIVIL përkujton Ministrin për Punë të Brendshme se mungesa e reagimit përkatës ligjor është i barabartë me bashkëpunim, nëse jo edhe nxitje për dhunë, për të cilën do të duhet të përgjigjet ndonjë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button