Pse Eva Mendes nuk del kurrë në tapetin e kuq me bashkëshortin Ryan Gosling?

Ky ka qenë viti më i mirë në karrierën e Ryan Gosling. Pas suksesit të filmit “La la land’, ku Gosling kishte rolin kryesor, aktorit i është dashur që gjatë gjjthë vitit të parakalojë shumë tapete të kuq. Por ajo që bie në sy, është mungesa e bashkëshortes së tij, Eva Mendes, e cila rrallë është prezente në evente të tilla në krah të bashkëshortit.

Edhe pse kanë një lidhje 5-vjeçare, Ryan dhe Eva janë çifti më i rezervuar. Që prej momentit kur u bë nënë, Eva Mendes ka refuzuar të marrë pjesë në pothuajse çdo aktivitet, shkruan Bordo.al.

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por unë dua të rri në shtëpi. Në vend që të dal në tapetin e kuq, unë dua të rri me vajzat e mia”, është shprehur ajo. Çifti ka dy vajza të quajtura Amada dhe Esmeralda.

eva mendez

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button