Lunaçek: Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek bën thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe tërheqjen e fletarrestit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh në rrjetin social Twitter Lunaçek ka shkruar se “Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë fletëarrestin e vjetruar ndërkombëtar kundër Ramush Haradinajt.”

Ndryshe dje Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën ku kërkohet lirimi i pakusht i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pezullimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi deri sa të ndodh ky lirim.

Në seancën e fundit gjyqësore në Colmar të Francës, më 2 mars, për herë të dytë është shtyrë vendimi lidhur me lirimin ose ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-udhëheqësit UÇK së, Ramush Haradinaj.

Ai më 4 janar ishte ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze, kurse vendimi për të ishte shtyrë edhe në seancën e 9 shkurtit, Vendimi për të pritet të merret më 6 prill.

Paraprakisht, ai ishte arrestuar edhe në Slloveni në vitin 2015 sipas urdhërarrestit të njëjtë, ndërkohë që më pas ishte liruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button