UEFA dënon Barcelonën pas fitores ndaj PSG!

Barcelona do ta paguajë shtrenjtë reagimin pas golit të gjashtë në fitoren 6:1 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-së do të marrë vendim më 23 mars në lidhje me ndeshjen Barcelona – Paris Saint-Germain.

Pasi Sergi Roberto realizoi golin e fitores 6:1 për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, tifozë nga tribunat hynë në fushë duke festuar me ekipin.

UEFA akuzon Barcelonën për mungesë të reagimit për ndaljen e hyrjes së tyre në fushë, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Barcelonën e pret një gjobë e madhe, dhe paralajmërim për përmirësim të sigurisë për ndeshjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button