Diplomacia preventive dhe kriza politike në Maqedoni  

Ndërkohë që diplomacia shqiptare duket sikur po hesht, disa politikanë dhe diplomatë nga shtetet ballkanike dhe evropiane u apelojnë faktorëve politikë në Maqedoni që urgjentisht të kërkojë mision parandalues, stabilizues dhe paqeruajtës të Bashkimit Evropian në vend.

Ky nuk është rasti i parë që mund të ndërhyjë faktori ndërkombëtar në Maqedoni edhe me forca parandaluese, me qëllim të ruajtjes së paqes në vend dhe rajon.

Duke pasur parasysh se deri më sot nuk u arrit progres në zgjidhjen e krizës politike në vend, as me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, as me marrëveshjet mes subjekteve politike në vend (si Përzhina 1 dhe 2), nuk përjashtohet edhe kjo mundësi, siç sugjeron ish ministri dhe ambasadori aktual i Bullgarisë, nëse së shpejti nuk arrihet pajtimi mes palëve për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në vend.

Nëse vjen deri te ky opsion, sado që të zgjasë një mision i tillë ndërkombëtar, patjetër që zgjidhja përfundimtare të kërkohet përmes organizimit të një Konference ndërkombëtare për Maqedoninë, me pjesëmarrjen e faktorit politik vendës, të faktorit ndërkombëtar dhe të shteteve fqinje të Maqedonisë, siç e kam paralajmëruar në disa shkrime të mia gjatë dy viteve të fundit.

Çfarëdo marrëveshje paqësore është më e mirë se kriza politike pafund dhe konflikti!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button