Dhurata më e bukur për 8 Mars Miriam Canit i vjen nga Ameli

Për Miriamin, ky është 8 Marsi i parë në statusin e nënës, por ndoshta i pari kur ajo e merr dhuratën simbolike me dorën e vogëlushës së saj, Ameli. Vitin e kaluar, Ameli ishte vetëm disa muajshe, ndërsa sivjet, me pamjen e zonjushe të ëmbël, i ka përgatitur edhe një surprizë së ëmës (me siguri me skenar të të atit), shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Në foton e fundit të postuar në Instagramin e saj, Miriami e ndan me të gjithë këtë moment të lumtur, ndërsa e bija mban një trëndafil të kuq në dorë – atë me të cilin ka pritur Miriamin te dera, me buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse. Ҫ’lumturi mund të ketë më të madhe se kjo një nënë?

“Ameli e priti mamin me një trëndafil te dera…” – shkruan Miriami duke e specifikuar këtë ditë feste si 8 Marsin e saj më të bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button