Berlini kërkon normalizim të marrëdhënieve me Ankaranë

Gjermania pret të ndalohen tensionet diplomatike me Turqinë, ndërsa nga Ankaraja kërkohet të punojë në ripërtëritjen e miqësisë shumëvjeçare midis dy vendeve. Porosi të tillë, kolegut të tij turk i ka transmetuar ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriell, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Gabriel, ministrit turk të Punëve të Jashtme Mevlud Çaushoglu ia ka bërë me dije se krahasimet midis nazizmit dhe ndalesës për mitingjet turke në të cilat autoritetet në Ankara duhej t’i promovojë ndryshimet më të reja në kushtetutën turke në Gjermani janë të papranueshme.

Sipas Gabriel, edhe pse dy vendet për momentin kanë dallime serioze për serinë e çështjeve të hapura nuk ka alternativë për dialogun sepse vetëm përmes tij hap pas hapi Gjermania dhe Turqia mund të kthehen në normale.

Edhe Çaushoglu pajtohet se marrëdhëniet e këqija midis dy vendeve nuk janë në interes të askujt dhe paralajmëron se së shpejti do të mbahet raund i ri i bisedimeve në Turqi, por shefi i diplomacisë turke nuk e pranon fajin për lidhjet e prishura diplomatike. Çaushoglu nga Gjermania kërkon të vendoset nëse e konsideron Turqinë për mik dhe në të njëjtën kohë pret që Berlini zyrtar të “mos e predikojë” Ankaranë.

Akuza e presidentit turk Taip Rexhep Erdogan i cili gjatë fundjavës në mitingun në Ankara e akuzoi Gjermaninë se me ndalesën e politikanëve turq t’iu drejtohen turqve në Gjermani nuk është ndryshe nga praktika e ndryshme është vetëm edhe një nga seria e konflikteve e cila filloi vjet në qershor. Atëherë Turqia reagoi ashpër në rezolutën me të cilën Bundestagu masakrën e Perandorisë Osmane ndaj armenëve në Luftën e Parë Botërore e shpalli për gjenocid. Më vonë Ankaraja e tërhoqi ambasadorin e tij në Berlin, ndërsa në ngjarjet që ndodhën, ishte ndaluar hyrja për politikanët gjermanë në bazën Inxhirlik, Turqia arrestoi një gazetar të gazetës gjermane, qindra diplomatë dhe ushtarë turq kërkuan azil në Gjermani, ndërsa Turqia e akuzoi qeverinë e Merkelit se ofron strehim për organizatat terroriste të cilët punojnë në shkatërrimin e qeverisë turke.

Turqia është partneri kryesor i Bashkimit Evropian në tentimin që të pengohen refugjatët nga Lindja e Afërt dhe Afrika që të vijnë në Evropë. Në pajtim me marrëveshjen Ankara – BE, Turqia për përpjekjet e saja t’i pengojë refugjatët që të vijnë në fundin evropian moti ndihmë në para, premtim për përshpejtimin e eurointegrimeve dhe lehtësim të regjimit të vizave për qytetarët turq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button