Mali i Zi, 5 shtetas serbë me nga 5 muaj burg për terrorizëm në tentativë

Pesë shtetas serbë, Aleksandar Çuroviç, Nikola Gjuriç, Sinisha Cetkoviç, Dejan Stanojeviç dhe Ivica Matiç, të cilët ngarkohen për krijim të organizatës kriminale dhe terrorizëm në tentaitvë, sot kanë pranuar se kanë planifikuar të deportojnë me forcë përmes kordonit policorë dhe të marrin Kuvendin e Malit të Zi në natën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit të kaluar. Ata u dënuan me nga pesë muaj burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata sot në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, thanë se në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve kanë ardhur për të mbështetur Frontin Demokratik. Ata theksuan se u është thënë se do të vijnë shumë njerëz nga Serbia “për të mbështetur vëllezërit malazez dhe opozitën”.

Në seancën e sotme u tregua rezervimi dhe një kopje e pasaportës së qytetarëve rus Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, me të cilat ata kanë hyrë dhe dalur nga Serbia.

Zyra e Prokurorisë malazeze i ngarkon Shirokov dhe Popov si organizatorët e organizatës kriminale, e cila kishte përgatitur futjen në Kuvend, arrestimin dhe likuidimin e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Në mesin e të arrestuarve të tjerë në këtë rast, në paraburgim ka mbetur ish-komandanti i Xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiç, Branko Miliç, Dragan Maksiç, Srboljub Gjorgjeviç dhe Milan Dushiç.

Një muaj më parë, atyre iu bashkangjit edhe Mihailo Çaxhenoviç shoferi i Andrija Mandiç-it, kreut të Frontit Demokratik.

Shtetasit serbë, Aleksandar Aleksiç, Milosh Açimoviç dhe Perica Andriç më 17 shkurt në Gjykatën e Lartë pranuan se ishin pjesë e organizatës kriminale. Ata u dënuan me pesë muaj burg për krijimin e organizatës kriminale.

Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç, politikanët e vetëm të dyshuar nga DF, gjatë seancës kanë mohuar se njohin ndonjërin prej personave për të cilët prokuroria pretendon se kishin planifikuar të shkaktojë kaos në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button