Presidenti i Sudanit ka falur qindra të burgosur

Presidenti i Sudanit, Omer el-Beshir, ka falur 259 të burgosur, në mesin e të cilëve kishte edhe nga ata që ishin dënuar me varje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve zyrtare e Sudanit, SUNA. Sipas këtij lajmi thuhet se vendimi për faljen e të burgosurve është bërë me qëllim “forcimin e shpirtit të pajtimit dhe për një paqe të qëndrueshme”.

Ndërkohë theksohet se personat e falur nga Beshir janë të gjithë të përfshirë në grupet që luftonin kundër qeverisë në rajonin Darfur të Sudanit.

Nga ana tjetër Lëvizja Veriore për Shpëtimin Popullor të Sudanit (SPLM-N) 3 ditë më parë liroi 125 persona të cilët i kishte marrë peng.

Disa organizata në rajonin Darfur janë duke luftuar kundër qeverisë që prej vitit 2003. Ndërsa SPLM-N ka nisur një kryengritje në rajonin e Kordofan-it Jugor dhe Nilit të Kaltërt për shpalljen e pavarësisë nga Sudani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button